Aborti
Dështim ose abort (abortus ) quhet ndërprerja e shtatzënisë gjatë 24 javëve. Ndërprerja e shtatzënisë pas 24 javëve e deri në javën e 37 –të quhet lindje para kohe.
Fetusi që lind para 24 javëve nuk jeton. Fëmija e lindur para kohe, në qoftë se ka asisitencë mjekësorë zhvillohet dhe në qoftë se ai ka lindur me peshë 1000 gram dhe gjatësi 35 cm.
Aborti gjatë 14 javëve të para quhet i hershëm dhe pas kësaj jave quhet i vonshëm.
Abortet janë spontane dhe artificiale. Aborti spontan kryhet pa asnjë ndërhyrje nga ana e gruas. Në qoftëse abortet spontane përsëriten disa herë (më tepër se dy herë) tek gratë atëherë flitet për abort habitual.
Aborti artificial është atëherë kur shtatzënia ndërpritet me vullnetin e gruas.
Abortet spontane
Shkaqet e aborteve spontane janë të ndryshme. Abortin shpeshherë e shkaktojnë sëmundjet e ndryshme infektive, pneumonitë, pleuritet, apendiciti, dhe sëmundjet e tjera që shoqërohen me temperaturë të lartë dhe intoksikacion të organizmit. Në shkaqet kryesorë të aborteve spontane bëjnë pjesë : zhvillimi jo i plotë i organeve genitale, infatilizimi dhe sëmundjet inflamatore kronike të mitrës.
Abortin mund ta shkaktojnë sëmundjet e zemrës, që shoqërohen me prishjen e qarkullimit të gjakut, sëmundjet e gjëndrave me sekrecion të brendshëm hipertireodizmi, diabeti etj gjithashtu avitaminozat mund të shkaktojnë abortin.
Traumat, kontuzionet, frakturat mund të shkaktojnë abortin si dhe gjendjet e paqëndrueshme emocionale dhe psiqike.
Abortin mund ta shkaktojnë dhe helmimet e organizmit me plumb, oksid karboni, lëndë të tjera helmuese si dhe ekspozimi me lëndë rëntgeni.
Gjatë abortit veza e fekonduar shkolitet gradualisht nga mitra dhe si pasojë dëmtohen vazat e gjakut në membranën deciduale të mitrës. Veza e fekonduar e shkolitur vdes dhe mbytet në gjakun e dalë. Nën ndikimin e kontraksioneve uterine dilatohet qafa uterine dhe del veza e fekonduar plotësisht ose pjesërisht.
Në lidhje me kontraksionet e mitrës gruaja ndjen dhimbje në fund të barkut dhe këto dhimbje bëhen më intensive kur shtatzënia është e madhe. Në abortet e vogla dhimbjet nuk janë të mëdha ose nganjëherë mungojnë fare. Aborti si rregull shoqërohet me hemoragji, sasia e të cilës ndryshon dhe varet nga fazat e zhvillimit të këtij proçesi dhe nga mosha e shtatzënisë. Aborti i vonshëm zakonisht fillon si lindja : në fillim lëmohet dhe dilatohet qafa e mitrës, del likidi amniotik, lind fetusi dhe pastaj del placenta me gjithë membranat. Hemoragjia vjen si shkak i prishjes së proçesit të shkolitjes dhe daljes së placentës.
Dallohen këto forma klinike të abortit:
1) rrezik aborti ose abort imminens;
2) fillim aborti, abortus incipiens ;
3) aborti në dalje e sipër, aborti progrediens ;
4) aborti jo i plotë, abortus incompletes;
5) aborti complet ;
6) aborti i pakryer, missed abortion.
Abort imminens : në këtë fazë të abortit veza e fekonduar është e lidhur me mukozën uterine; kjo lidhje mund të prishet vetëm në një pjesë shume të vogël. Sekrecionet hemoragjike mungojnë ose janë shumë të pakta, qafa e mitrës, është e mbyllur, madhësia uterine i përgjigjet moshës së shtatzënisë. Gruaja ndjen dhimbje në fund të abdomenit, që në abortet e vonshme kanë karakter kontraktues.
Me qetësi dhe mjekim të duhur shtatzënia mund të ruhet. Si kusht i nevojshëm për këtë është dhe rregjimi i shtratit për dy tre javë. Progresteroni ngel mjekim adekuat.
Aborti incipient : në këtë fazë të dështimit dhimbja në fund të barkut dhe sekrecionet me gjak nuk janë të mëdha por më të theksuara sesa në rrezikun e dështimit. Veza e fekonduar shkolitet në një pjesë jo të madhe. Cerviksi është i shkurtuar por i mbyllur. Në këtë etapë ne duhet të marrim të gjitha masat për të parandaluar humbjen e shtatzënisë. Në qoftë se hemoragjia shtohet dhe aborti kalon në fazë tjetër atëherë bëhet kyretazhi i kavitetit uterin.
Aborti progredient : kjo fazë e abortit karakterizohet me shkolitjen e plotë të embrionit dhe me zbritjen e tij nëpër kanalin cervical të hapur. Gjatë ekzaminimit vaginal vërehet se kanali cervikal është i hapur, në të preket embrioni, polusi i poshtëm i të cilit del në vaginë. Ky abort, veçanërisht kur është i vogël, shpeshherë shoqërohet me hemoragji të madhe. Mjekimi konsiston në kyretazhin e kavitetit uterin me anën e instrumenteve speciale. Kur aborti është i madh, këshillohet që të pritet dalja spontane e embrionit. Vetëm atëherë kur hemoragjia është e madhe, plaset sakusi amniotik dhe pas daljes së embrionit ose fetusit, placenta nxirret me dorë ose me instrument.
Aborti jo i plotë : në qoftë se një pjesë e vezës së fekonduar ka dalë, ndërsa pjesa tjetër ka mbetur në kavitetin uterin flitet për abort jo të plotë. Në uterus zakonisht mbetet membrana amniotike, koriale, deciduale dhe placenta ose një pjesë e tyre. Aborti jo i plotë shoqërohet me hemoragji. Hemoragjia mund të jetë e vazhdueshme, e moderuar ose e madhe, nganjëherë dalin koagula gjaku, pjesë membranash të mbetura në uterus. Kanali cervikal lejon një gisht dhe është i hapur jo vetëm orificiumi i jashtëm por dhe ai i brendshëm. Madhësia e mitrës nuk i përgjigjet moshës së shtatzënisë, ajo është më e vogël se një pjesë e vezës së fekonduar ka dalë jashtë. Konsistenca e mitrës është e butë. Për abortin jo të plotë indikohet nxjerrja instrumentale e mbeturinave embrionale ose fetale. Mbeturinat në kavitetin e mitrës mund të shërbejnë si shkak i hemoragjive dhe i sëmundjeve septike, që kanë lidhje me infeksionin. Prandaj, gruaja me diagnozën e një aborti jo komplet drejtohet menjëherë tek mjeku. Në rast se gjendja e saj është e rëndë, thirret mjeku për të dhënë ndihmën e duhur në vend.
Aborti i plotë ose komplet : aborti i plotë ose i kryer është atëherë kur e gjithë veza e fekonduar ka dalë nga kaviteti i mitrës. Në abortin e plotë mitra kontraktohet, kanali cervical mbyllet hemoragjia ndalohet .
Kur shtatzënia është e vogël, aborti i vogël vërehet më rrallë se sa kur shtatzënia është e madhe. Nga abortet e hershme në uterus zakonisht mbetet membranë deciduale, bile dhe në ato raste kur nga mitra ka dalë veza e fekonduar e padëmtuar. Mbetja e membranës deciduale shkakton sekrecionet hemoragjike për një kohë të gjatë dhe zhvillimin e infeksionit (endometriti decidual). Prandaj pas abortit të hershëm këshillohet kyretazhi i kavitetit uterin me qëllim që të hiqet membrana deciduale.
Në abortin komplet të vonshëm nuk ka nevojë për kyretazh.
Aborti i infektuar : kur zhvillimi i abortit spontan zgjat për një kohë të gjatë, shpeshherë ndodh penetrimi i mikrobeve nga vagina në uterus. Veçanërisht i shpeshtë është infektimi kur aborti kryhet i provokuar ose në ambiente të papërshtatshme. Mikrobet që kanë hyrë ne uterus gjejnë ambient të favorshëm për t’u zhvilluar. Ky ambient është gjaku dhe pjesa e shkolitur e vezës së fekonduar.
Mikrobet që kanë hyrë në uterus mund të japin dhe gjendje septike të gjeneralizuar dhe japin :
1) abort febril të pakomplikuar ;
2) abort febril të komplikuar ;
3) abort septik.
Aborti septik ka një dekurs të zgjatur dhe të komplikuar.
Mjekimi është një situatë e komplikuar për mjekun : kyretazh, antibiotikë, etj. Pritet për daljen spontane të pjesëve të mbetura, sepse kyretazhi uterin mund të përhap edhe më tepër infeksionin. Kyretazhi bëhet vetëm në ato raste kur hemoragjia është në sasi të madhe që rrezikon jetën e gruas.
Parandalimi i aborteve
Lufta kundër aborteve është një çështje që i përket shoqërisë. Për profilaksinë e aborteve një rol të madh luajnë mamitë si dhe punonjës të tjerë të shëndetësisë. Profilaksia e aborteve spontane qëndron në zhdukjen e shkaqeve, që pengojnë zhvillimin normal të shtatzënisë. Konsultoret e grave mbajnë në patronazh të gjitha gratë shtatzëna dhe sidomos ato gra që hyjnë në grup risk të ndryshëm. Këtyre grave u këshillohet rregjim rigoroz (punë e lehtë fizike, ushqim i pasur etj). Këshillohen që të largohen nga puna nqse ambienti i punës përmban helme të ndryshme, ngritje peshash etj.