LINDJA OPERATIVE (SECTIO CESARE)
Indikacione. Shkaqet më të shpeshta për të cilat bëhet S/C janë status post cesare, distocia, paraqitja podalike, dhe detresi fetal.
Indikacionet fetale përfshijnë:
-Detresi fetal ose rregjistrimi RZF jo normal.
-Paraqitja podalike ose jo me kokë.
-Infeksioni amtar nga HSV (herpes virus simpleks)
-Anomali fetare madhore si hydrocefalia
Indikacionet amtare përfshijnë:
-Obstruksion i traktit të poshtëm genital (condyloma të mëdha )
-Binjakë të bashkuar
-Status post s/c
Indikacione amtare dhe fetale përfshijnë:
-Placenta previa .
-Distako e placentës
-Distocia e lindjes ose dispropocioni cefalopelvik .
Rreziqet .Pacientja duhet të informohet për risqet standarte të operacionit, sic janë gjendja e përgjithshme jo e mirë, hemoragjia që mund të kërkojë hemotransfuzion, infeksioni dhe dëmtimi i organeve të afërta. Në rastet kur S/C bëhet për indikacione fetale duhet të informohet për morbozitetin dhe mortalitetin më të lartë të lidhur me lindjen kirurgjikale.
Procedura
Incizioni abdominal duhet të jetë i gjatë sa të lejojë lehtësisht lirimin e fetusit.
Incizioni vertikal është më i shpejtë për tu arritur. Po ashtu në rast se nevojitet më shumë vënd për lirimin e fetusit, ai mund të zgjerohet mbi umbilikus . Kjo plagë lejon më pak hapësirë boshe, gjë që pakëson mundësinë e infeksionit. Sidoqoftë plaga që rezulton prej tij është më e dobët se ajo e incizionit horizontal. Lëkura dhe indi subkutan preparohet deri në fascie. Fascia mund të pritet vertikalisht me bisturi ose të hapet një dritare dhe të zgjerohet incizioni me gershërë mayo. Me tej ndahen linja mediane, muskujt rektus dhe piramidale dhe ekspozohet peritoneumi. Peritoneumi mund të perforohet me gishta ose të kapet me dy instrumenta dhe të pritet duke parë transparencen nëpër të cilën nuk duket zorrë ose omentum. Incizioni peritoneal zgjerohet sipër dhe poshtë duke patur kujdes të mos dëmtohet vezika .
Incizioni transversal ose Pfannestiel bëhet rreth dy gjerësi gishtash mbi simfizën pubike. Indet divergohen me bisturi deri në fascie, e cila pritet tranversalisht në formë të harkuar me bisturi ose gërshërë, kapen dhe ngrihen buzët, e sipërmja dhe e poshtmja e fascies për të shkolitur me gishta ose gërshërë muskujt rektus të ndodhur nën të. Sipër kjo ndarje duhet të arrijë deri në umbelikus ndërsa poshtë deri në simfizën pubike peritoneumi hapet sikur është përshkruar më sipër.
Hapet muri i përparëm i barkut, sipas shtresave në linea alba. Incizioni fillon mbi simfizën pubike, kalon deri tek umbilikusi, por incizioni modo Phannestiel bëhet transversalisht mbi simfizën pubike. Sipërfaqja e përparme e mitrës izolohet nga kaviteti abdominal me garza sterile të mëdha që të mos derdhen në kavitetin abdominal ujërat amniotike. Në murin e përparëm të mitrës bëhet incizioni ose prerja me gjatësi deri në 18 cm dhe nëpërmjet saj nxirret fetusi nga pjesa prezantuese. Kordoni umbilikal pritet në mes të dy pincave të vendosur në të dhe fëmija i jepet mamisë. Pas kësaj, me dorë nxirret placenta, kontrollohet kaviteti uterin dhe me kyretë dhe sipas shtresave suturohet uterusi, largohen të gjitha instrumentet dhe garzat dhe po ashtu, sipas shtresave suturohet abdomeni .